Bashkëpunojmë me studio gjeodezie, projektimi dhe inxhinierie në Shqipëri dhe me partnerë në Itali, Zvicër e tregje të tjera. Për çdo porosi përcaktojmë kufijtë e përpunimit, strukturën e vizatimit dhe versionin e skedarit që i nevojitet ekipit pritës.
Çfarë përfshin shërbimi
- Import dhe organizim i pikave me koordinata, kuota dhe kode.
- Përgatitje ose përmirësim i sipërfaqeve të terrenit sipas të dhënave.
- Përpunim i vijave të karakterit dhe kufijve të sipërfaqes kur sigurohen.
- Paraqitje e izoipseve, profileve dhe elementeve teknike të dakordësuara.
- Organizim i shtresave, etiketave, njësive dhe faqeve të printimit.
Çfarë na duhet për të nisur
Mund të na dërgoni DWG/DXF, CSV ose materiale të tjera të projektit për shqyrtim. Për listat e pikave nevojitet rendi i kolonave, kuptimi i kodeve dhe referenca koordinative. Për sipërfaqet duhet të identifikohen kufijtë, pikat problematike dhe vijat që përshkruajnë ndryshime të terrenit. Dakordësojmë njësitë dhe versionin Civil 3D/DWG të dorëzimit.
Objekti dhe kufijtë e punës
Modeli pasqyron cilësinë dhe mbulimin e të dhënave hyrëse. Nuk plotësojmë boshllëqe të matjeve si të ishin pika reale të rilevuara. Kur materiali ka paqartësi, i identifikojmë përpara përfundimit të produktit.
